Lidhje

Serbo-kroati Babiç, i dënuar nga Haga vret veten në burg


Gjykata e Hagës për Krimet e Luftës thotë se ish udhëheqësi i kryengritësve të serbëve të Kroacisë, Milan Babiç, vrau veten në burg, ku po vuante dënimin me 13 vjet heqje lirie.

Në një deklaratë të gjykatës thuhet se zoti Babiç u gjet i vdekur dje vonë në qelinë e tij në një qendër izolimi në rrethet e Hagës, por nuk tha se në çfarë mënyre. Zyrtarët e Gjykatës e kishin kthyer atë në këtë qendër nga një burg jashtë Hollanës për të dëshmuar kundër një serbi tjetër të Kroacisë, Milan Martiç. Babiç pranoi fajësinë në vitin 2004 ndaj një akuze për krime kundër njerëzimit për ndëshkimin e civilëve jo-sërbë në Kroaci gjatë konfliktit të viteve 90-të.

Prokurorët e liruan atë nga katër akuza të tjera, duke përfshirë edhe vrasjen. Gjatë këtij procesi, Babiç dëshmoi se ish Presidenti i Jugosllavisë, Slobodan Millosheviç kishte luajtur një rol kyç politik dhe ushtarak në organizimin e rezistencës serbe kundër pavarësisë së Kroacisë.

XS
SM
MD
LG