Lidhje

Parlamenti i ri palestinez anulon të gjitha vendimet e marra nga parlamenti i mëparshëm


Ligjvënësit palestinezë nga grupi ekstremist islamik Hamas anulluan të gjitha vendimet e marra nga parlamenti i mëparshëm i kontrolluar nga Fatahu gjatë sesionit të tij të fundit.

Votimi i sotëm i ligjvënësve Hamas anulloi një dispozitë, që i jepte kompetenca të reja presidentit palestinez, Mahmud Abbas. Ligjvënësit votuan pak pasi anëtarët e grupit Fatah dolën nga salla e parlamentit në shenjë proteste kur shpërthyen grindjet lidhur me kompetencat e zotit Abbas të miratuara kohët e fundit për të emëruar gjykatës në një gjykatë të rëndësishme kushtuese.

Hamasi siguroi një fitore të madhe në zgjedhjet e janarit dhe ka thënë se dëshiron të futet në qeverinë e re. Por deri tani grupi Fatah nuk ka pranuar. Në Rripin e Gazës, nga një sulm ajror i ushtrisë izraelite u vranë 2 anëtarë të grupit ekstremist Xhihadi Islamik si dhe 3 persona aty pranë. Ushtria izraelite tha se njëri prej ekstremistëve ishte përgjegjës për sulmet me raketa kundër Izraelit. //rd//

XS
SM
MD
LG