Lidhje

Opozita shqiptare i dërgon letër përfaqësive diplomatike për situatën e krijuar në parlament


Pasi dështuan me përpjekjet për të kërkuar ndërhyjen e presidentit Alfred Moisiu për të ndërmarrë një nismë ndërmjetësimi dhe kur demokratët qe drejtojnë shumicën nuk kanë dhënë asnjë shenjë se do të lëshojnë pe’ për kërkesat e tyre, pesë partitë e opozitës i janë drejtuar sot përfaqësuesve ndërkombëtarë në Tiranë, ambasadës amerikan, ambasadës austriake, vend që ka presidencën e radhës së Bashkimit Europian, delegacionit të Komisionit europian në Shqipëri dhe përfaqësisë së OSBE-së.

Në letër përfaqësuesit e opozitës bëjnë një përshkrim kronologjik të ngjarjeve duke renditur të gjtha çështjet për të cilat ato janë ankuar deri tani, që nga ndryshimi i rregullores për mënyrën e votimit të organeve kushtetuese dhjetorin e kaluar, sulmet ndaj prokurorit të përgjithshëm, bllokimet e dekereteve të presidentit, ndërhyrjen sipas tyre të kryeministrit në kompetencat e pushtetit vendor deri te projekti i qeverisë për shkrirjen e KKRT dhe shkarkimnet sipas tyre politike në administratë.

Në vend të vazhdimit të thellimit e zbatimit të reformave, në emër të tyre e të luftës antikorrupsion, shumica e sotme po tenton të vërë nën kontroll organet kryesore të vendit duke shmangur plotësisht pjesmarrjen dhe konsensusin e opozitës, shkruhet në letër.

Teksti vazhdon me shpjegimin e sistutës së krijuar në parlament si dhe me akuzat që kryeministri bëri ndaj të majtës në konferencën e tij disa ditë më parë e cila cilësohet nga përfaqësuesit e opozitës si “shprehje e dhunës verbale politike dhe e konceptit të shumicës se kryeministri është dhe prokuror dhe gjykatës”. Në përfundim të letrës së tyre përfaqësuesit e 5 partive të majta në opozitë shprehen se kërkojnë rikthimin e votës së fshehtë në parlament, ndalimin e goditjes se institucioneve kushtetuese, kryerjen e reformave në mënyrë konsensuale në konsultim me organizatat ndërkombëtare si dhe duke respektuar standartet e Bashkimit Europian dhe të Natos.

Deri më tani përpjekjet për të arritur një kompromis mes forcave politike në parlament ka dështuar. Kërkesat e opozitës partia demokratike që drejton shumicën i ka quajtur si trysni politike të papranueshme. Kryeministri Sali Berisha për asnjë moment nuk ka pranuar të njohë se parlamenti është në krizë duke deklaruar se kriza në të vërtetë ekziston brenda së majtës. Ai është shprehur se parlamenti do të vazhdojë punimet normalisht. Por ndërkohë brenda të djathtës tashmë janë ravjëzuar qartë mendime të ndryshme që kërkojnë prekjen e rregullores së parlamentit për të përcaktuar qartë rastet e përdormit të votimit të fshehtë. Megjithatë kryeministri Sali Berisha edhe sot u shpreh prerazi se nuk do të ketë asnjë modifikim të rregullores vetëm sepse sipas tij ata që e hartuan dhe e miratuan sot janë në opozitë. //rd//

XS
SM
MD
LG