Lidhje

Rajs, Lavrov shprehin të njëjtat qëndrime lidhur me çështjen bërthamore të Iranit


Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, dhe sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice, kanë shprehur të njejtin qendrim lidhur me çështjen bërthamore të Iranit, duke thënë se si Moska ashtu edhe Washingtoni vazhdojnë të këmbëngulin që Irani të pezullojë pasurimin e uraniumit në territorin e tij.

Në një konferencë të përbashkët shtypi në Washington, zonja Rice dhe zoti Lavror thanë se vazhdojnë të mbështesin propozimin për kompromis në krijimin e një objekti të karburantit bërthamor për reaktorët e Teheranit në teritorin rus. Megjithatë, bisedimet e Rusisë rreth propozimit me zyrtarët iranianë kanë shënuar pak përparim.

Zoti Lavror foli gjithashtu rreth takimeve të kohëve të fundit me udhëheqësit e Hamasit në Moskë. Ai tha se zyrtarët rusë shpresojnë që Hamasi të pranojë nismën për paqe në Lindjen e Mesme, të njohur si “harta rrugore”. Zyrtarët në Uashington shprehën gjithashtu shqetësim rreth politikave të grupit ekstremist Hamas që fitoi në zgjedhjet palestineze. Hamasi nuk e ka dënuar dhunën dhe as nuk e ka njohur Izraelin. Ministri i Jashtëm rus do të takohet sot për bisedime edhe me Presidentin Bush. /rd//

XS
SM
MD
LG