Lidhje

Këshilli i Sigurimit merr në dorë raportin rreth veprimtarisë bërthamore të Iranit


Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike, i përcolli raportin rreth aktiviteteve bërthamore të Iranit, Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ambasadori amerikan Gregory Schulte, tha sot në Vjenë se raporti e bën të qartë se Irani nuk e ka respektuar kërkesën për të ndaluar gjithë aktivitetin për pasurimin e uraniumit.

Shtetet e Bashkuara kërkojnë nga Këshilli i Sigurimit të vendosë sanksione ndaj Teheranit nën akuzat se ky vend ka shkelur Traktatin Ndërkombëtar për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore. Zyrtarët thonë se Këshilli i Sigurimit mund ta marrë në shqyrtim çështjen që javën e ardhshme.

Shefi i agjencisë së OKB-së për energjinë atomike, Muhamed ElBAradei, tha se ende ka mundësi për një zgjidhje politike. Ai tha se zgjidhja e mosmarrëveshjeve do të kërkojë kohë dhe ai u bëri thirrje palëve të përfshira në ballafaqim të ulin retorikën. Komentet e tij u bënë pak kohë pasi Irani kërcënoi t’u shkaktonte dëm dhe dhimbje Shteteve të Bashkuara që po e çojnë çështjen para Këshillit të Sigurimit. //ad//

XS
SM
MD
LG