Lidhje

Gratë në ditën e tyre ndërkombëtare


Mijëra gra nga gjithë bota po festojnë sot Ditën Ndërkombëtare të Grave, duke u zotuar të luftojnë për më shumë liri, të drejta të barabarta dhe dhënie fund diskriminimit.

Në Pakistan rreth 5 mijë gra marshuan në qytetin Multan, ndërsa në Afganistan, Presidenti Hamid Karzai bëri thirrje për t’i dhënë fund dhunës kundër grave.

Në Francë, Presidentja e Liberisë Ellen Johnson Sirleaf , presidentja e parë grua e Afrikës, e filloi vizitën e saj duke vlerësuar lart rolin e grave në zhvillimin ekonomik, por që shpesh është nënvleftësuar. Ajo tha se beson se gjendja do të ndryshojë, ndërsa gjithnjë e më shumë gratë do të marrin poste drejtuese në vendet e varfëra.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Kofi Anan, lëshoi një deklaratë me rastin e ditës ndërkombëtare të grave, duke thënë se roli i grave në postet vendim-marrëse është jetik për përparimin e njerëzimit. Por në një raport të OKB-së të botuar sot thuhet se megjithë ardhjen e grave në pushtet në disa vende, gratë ende nuk kanë shënuar përparim të mjaftueshëm. Fondi i OKB-së për Gratë, e shënoi ditën e sotme, duke u bërë thirrje grave në poste drejtuese të ndihmojnë gratë në vendet e varfëra. //rd//

XS
SM
MD
LG