Lidhje

Uashington: Irani thellon izolimin e tij ndërkombëtar me kërcënimet kundër Shteteve të Bashkuara


Shtëpia e Bardhë tha se duke kërcënuar t’u shkaktojë Shteteve të Bashkuara dëm dhe dhimbje në grindjen e vazhdueshme rreth programit bërthamore të Teheranit, Irani e ka thelluar izolimin e tij ndërkombëtar.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë e bëri këtë koment si reagim ndaj kërcënimit të bërë nga Irani dje në Vjenë, në takimin e Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike.

Agjencia vendosi dje t’i përcjellë për shqyrtim Këshillit të Sigurimit një raport rreth programit bërthamor të Iranit. Ambasadori amerikan pranë agjencisë tha se raporti e bën të qartë se Irani ka dështuar të përmbushë kërkesat për të ndaluar gjithë punën lidhur me pasurimin e uraniumit.

Në Uashington, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha se administrata amerikane nuk do të kërkojë vendosjen e sanksioneve ndaj Iranit në fazën e parë të diskutimeve të Këshillit të Sigurimit rreth Teheranit.

XS
SM
MD
LG