Lidhje

Pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së zhvillojnë bisedime mbi programin bërthamor të Iranit


Pesë anëtarët e përhershëm të këshillit të Sigurimit të OKB-së zhvilluan bisedime paraprake mbi programin bërthamor të Iranit, vetëm disa orë pasi Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike i dërgoi Këshillit një raport mbi Iranin.

Ambasadori amerikan në OKB dhe homologët e tij nga Britania, Franca, Rusia dhe Kina, u takuan dje vonë për të diskutuar mbi një strategji në përgjigje të mosveprimit të Iranit në përputhje me kërkesat e Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike.

Ambasadorët do të takohen përsëri nesër dhe pritet që sesione të tjera të mbahen javën e ardhëshme.

Agjencia Ndërkombëatre për Energjinë Atomike i ka kërkuar Iranit të ndalojë të gjitha veprimtaritë lidhur me pasurimin e uraniumit, për të cilat shtetet perëndimorë e akuzojnë se janë si maskë e synimeve për prodhimin e armëve bërthamore.

Në një deklaratë drejtuar Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike, Irani tha se mbetet i hapur për bisedime, por në të njëjtën kohë, kërëcnoi Shtetet e Bashkuara se do t’u shkaktojë dëme e dhimbje për paraqitjen e çështjes në Këshillin e Sigurimit.

Shtëpia e Bardhë thotë se kërcënimi e ka thelluar më shumë izolimin e Iranit.

XS
SM
MD
LG