Lidhje

Kryetari i Parlamentit të Kosovës pranon vendimin e partisë së tij për largimin nga posti


Zyra e shtypit e parlamentit të Kosovës tha të enjten se kryetari i parlamentit Nexhat Daci, ka pohuar se në Grupin parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës janë marrë vesh për ndryshimet në kreun e Kuvendit dhe se zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe të anëtarëve të Kryesisë do të bëhet me votë formale.

Anëtarët e Kryesisë kanë vlerësuar se janë plotësuar kushtet edhe për zgjedhjen e kryeministrit dhe të Qeverisë së Kosovës, sepse Kryesisë së Kuvendit i ka arritur mandatimi nga presidenti i Kosovës i zotit Agim Çeku për kryeministër të Kosovës, ndërkohë që mandatari ka dorëzuar në Kuvend përbërjen e qeverisë që do të udhëheqë.

Grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, partia me numrin më të madh të deputetëve në parlament, vendosi sot pas një debati disa orësh, zëvëndësimin e kryetarit aktual të parlamentit Nexhat Daci, me nënkryetarin e kësaj partie Kolë Berisha.

Zyra e shtypit e parlamentit të Kosovës tha të enjten se kryetari i parlamentit Nexhat Daci, ka pohuar se në Grupin parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës janë marrë vesh për ndryshimet në kreun e Kuvendit dhe se zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe të anëtarëve të Kryesisë do të bëhet me votë formale.

Kryetari i këtij grupi parlamentar Alush Gashi, u tha gazetarëve se vendimi ishte marrë për hir të vazhdimit të proceseve demokratike dhe të realizimit të vullnetit politik të popullit të Kosovës për shtet të pavarur dhe sovran. Kryesia e parlamentit të Kosovës vendosi po të enjten mbajtjen e sesionit parlamentar për zëvëndësimin e zotit Daci dhe votimin e qeverisë së re, të kryesuar nga gjenerali Agim Ceku, nesër në orën 11.

Sipas kryesisë së parlamentit, në fillim do të shqyrtohet propozimi i Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike për zëvëndësimin e anëtarit të kryesisë së parlamentit dhe kryetar i parlamentit Nexhat Daci me zotin Kolë Berisha, aktualisht deputet dhe të zotit Fatmir Sejdiu, aktualisht president i vendit, me Sabri Hamitin, i cili do të zërë vendin e zotit Sejdiu në kryesinë e parlamentit. Më pas do të votohet për zgjedhjen e kryeministrit dhe qeverisë së re të Kosovës.

Qeveria e re e zotit Çeku, me zëvëndëskryeministër të propozuar Lutfi Hazirin, aktualisht ministër i pushtetit lokal, duhet të marrë më shumë se gjysmën e votave të deputetëve për tu zgjedhur. Nëse kjo qeveri i merr votat e duhura në parlament, atëherë po nesër pasdite, Trupat Mbrojtëse të Kosovës do të kenë një komandant të ri, këtë herë, komanda do t’i kalohet gjeneral major Sulejman Selimit, i cili do të zëvëndësojë në këtë post komandantin e deritashëm gjeneralin Agim Çeku.

XS
SM
MD
LG