Lidhje

Prokurorët italianë kërkojnë të ngrenë aktpadi kundër Berluskonit për korrupsion


Prokurorët italianë kërkuan që ndaj kryeministrit Silvio Berluskoni dhe avokatit britanik David Mills të ngrihen aktpadi për korrupsion.

Prokurorët e Milanos e akuzuan zotin Berluskoni se në vitin 1997 i kishte paguar zotit Mills të paktën 600 mijë dollarë për dëshminë e tij të rreme në dy gjyqe korrupsioni kundër kryeministrit. Asnjeri nuk i ka pranuar akuzat.

Kërkesa e prokurorëve bëhet një muaj para zgjedhjeve të përgjithshme të caktuara për më 9 dhe 10 prill, të cilat pritet të jenë një garë mjaft e ashpër. Zoti Berluskoni thotë se prokurorët e Milanos kanë ndërmarrë një fushatë me motive politike kundër tij.

Në zhvillime të tjera, ministri i shëndetësisë Francesco Storace tha sot se do të japë dorëheqjen. Ai është akuzuar se gjatë zgjedhjeve rajonale në vitin 2005 ka spiunuar për rivalët elektoralë. //rd//

XS
SM
MD
LG