Lidhje

Sekretari i jashtëm britanik, Xhek Strou, thotë se kursi i Kosovës drejt pavarësisë është thuajse i pashmangshëm


Sekretari i jashtëm britanik, Xhek Strou, thotë se kursi i Kosovës drejt pavarësisë është thuajse i pashmangshëm.

Zoti Strou u tha gazetarëve në një takim të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian në Salzburg të Austrisë se të gjithë pranojnë se gjendja e para vitit 1999 në Kosovë nuk është e papërballueshme si bazë për të ardhmen. Ai tha se një pjesë e madhe e popullsisë së Kosovës kërkon pavarësinë dhe theksoi se pakicës serbe do t’i duhet ta pranojë këtë gjë.

Bisedimet e organizuara nga Kombet e Bashkuara janë në plan të rifillojnë në Vjenë më 17 mars në përpjekje për të përcaktuar direktivat për negociatat mbi statusin përfundimtar të Kosovës.

XS
SM
MD
LG