Lidhje

Presidenti Bush fillon përpjekjet për të bindur amerikanët se politikat e tij janë në rrugë të duhur


Presidenti Bush filloi një seri fjalimesh për të shënuar përvjetorin e tretë të ndërhyrjes suhtarake në Irak, në përpjekje për të bindur një popull skeptik se politikat e tij janë në rrugë të duhur.

Ndërkohë që anketat e opinionit tregojnë se pothuajse 80 për qind e amerikanëve shqetësohen se Iraku po shkon drejt luftës civile, Presidenti Bush e shfrytëzoi dje fjalimin e tij të përjavshëm në radio për të vlerësuar lart punën e forcave irakiane të sigurimit, duke thënë se ato kanë provuar se mund të ngrihen mbi ndarjet sektare.

Të hënën, presidenti do të vazhdojë serinë e fjalimeve që kanë për synim të sigurojnë amerikanët rreth strategjisë së tij për sukses në Irak, edhe pse shqetësimet rreth luftës e kanë ulur mbështetjen për punën e tij në 37 për qind.

Presidenti Bush paralajmëroi dje Sirinë dhe Iranin që të mos ndërhyjnë në përpjekjet e Irakut për të vënë themelet e demokracisë.

Këto komente, u bënë pasi presidenti u takua me zyrtarë ushtarakë për diskutime rreth mjeteve shpërthyese artizanale që vënë në shënjestër trupat amerikane.

XS
SM
MD
LG