Lidhje

Serbi: Përvjetori i tretë i vdekjes së Xhinxhiçit, në hije nga vdekja e Milosheviçit


Serbia sot përkujton përvjetorin e tretë të vdekjes së kryeministrit të saj të parë demokrat Zoran Djindjiçit, por ky përvjetor mbeti disi në hije për shkak të vdekjes së kundërshtarit kryesor të Djindjiçit, sunduesit autokrat Sllobodan Milloseviç. Dy figura mjaft të ndryshme për serbët.

Nën një shi që binte rrëke, zyrtarët e partisë demokratike dhe anëtarët e familjes Djindjic vendosën kurora mbi varrin e tij në varrezat e dëshmorëve në Beograd.

Ashtu si në të gjallë, edhe i vdekur Milosheviçi vazhdoi t’i ndajë serbët. Pasuesit e tij në Serbi u pikëlluan nga lajmi, ndezën qirinj gjatë natës së mbrëmshme pranë selisë së partisë socialiste në Beograd dhe akuzuan Gjykatën e OKB-së se kishte vrarë heroin e tyre.

Ndërkohë, zyrtarët serbë dhe përkrahësit e zotit Djindjic ngritën lart kujtimin e udhëheqësit karizmatik, i cili drejtoi lëvizjen pro-demokracisë që përmbysi Milosheviçin dhe i vetëm projektoi dërëzimin e ish-presidentit në gjykatën e Hagës.

Pro-perendimori Djindic u qëllua për vdekje nga dy plumba snajper pranë godinës së qeverisë serbe më 12 mars të vitit 2003, kur po shkonte për në punë. Kryeministri Koshtunica bëri sot homazhe në memorialin e ngritur në vendin ku ndodhi vrasja e kryeministrit Djindjic.

Pas vrasjes, një kërkim disa mujor në Serbi rezultoi në arrestimin e të dyshuarit kryesor dhe 12 personave të tjerë. Gjykimi filloi në dhjetor të 2003shit. Grupi është akuzuar për vrasjen e zotit Djindjic me qëllim që të sillnin në fuqi aleatët e Milosheviçit, por procedurat e gjykimit kanë qënë të debatueshme dhe janë shtyrë disa herë për probleme teknike dhe parregullsi.

Vrasja e kryeministrit Djindjic mbetet një plagë e hapur për Serbinë që ende përpiqet të ndërtojë demokracinë dhe të vazhdojë reformat e nisura nga kryeministri demokrat, për ta çuar Serbinë në Evropë pas disa vitesh izolimi nën regjimin e Milosheviçit.

Por edhe pas tre vjetësh, nacionalistët besnikë të Milosheviçit kanë marrë forcë dhe qeveria në pakicë e konservatorit Vojisllav Koshtunica, dikur aleat i Djindjiçit kundër Millosheviçit, por më pas rival i betuar, varen tek mbështetja e tyre në parlament. //rd//

XS
SM
MD
LG