Lidhje

Irani nuk do të perdorë eksportin e naftës si mjet presioni në krizën bërthamore


Irani thotë se do të vazhdojë të furnizojë Azinë me energji dhe se nuk do t'i përdorë eksportet e naftës si mjet presioni në krizën bërthamore me Perëndimin.

Ministri i Jashtëm Manouchehr Mottaki i bëri komentet sot në një konferencë për energjinë në Teheran. Ai e quajti bashkëpunimin rajonal për energjinë një përparësi kryesore të Iranit.

Ndërkohë një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme tha se Teherani nuk po e merr më në konsideratë një propozim për të pasuruar uranium në Rusi.

Oferta e Moskës synonte zbutjen e shqetësimeve ndërkombëtare se Irani mund ta shfrytëzonte procesin e pasurimit për të prodhuar një bombë atomike.

Zëdhënësi Hamid Reza Asefi tha se plani i Rusisë nuk është më një faktor tani që çështja bërthamore ka kaluar për shqyrtim në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. //rd//

XS
SM
MD
LG