Lidhje

Talebanët rrëmbejne 8 persona, përfshi 4 shqiptarë që punonin për forcat amerikane


Talebanët morën përgjegjësinë për rrëmbimin e katër shqiptarëve dhe katër afganëve që punonin për forcat amerikane në Afganistanin jugor.

Një person që e identifikoi veten si zëdhënës të Talebanëve tha sot se grupi i tij i kishte rrëmbyer burrat dje. Ai tha se udhëheqësi i talebanëve Mullah Mohammad Omar do të vendoste për fatin e të rrëmbyerve.

Tetë personat punonin për kompaninë Ecolog, një kompani pastrimi që punon për forcat e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara. Ata u kapën në provincën jugore të Kandaharit.

Guvernatori i provincës së Kandaharit tha se hetimet kishin filluar. Ndërkohë Kryeministri i Shqipërisë tha se i vetmi informacion i sigurt ishte që katër prej të rrëmbyerve ishin shqiptarë dhe shtoi se qeveria e Shqipërisë po e ndiqte situatën hap pas hapi. Por Ministria e Jashtme tha se megjithëse katër nga të rrëmbyerit janë me kombësi shqiptare, ka të ngjarë që ata të mos jenë shtetas të Republikës së Shqipërisë. //rd//

XS
SM
MD
LG