Lidhje

Gjykata e Hagës thotë se Sllobodan Millosheviçi vdiq nga goditja në zemër


Gjykata e Kombeve të Bashkuara për krime lufte thotë se sipas një raporti paraprak të autopsisë, ish-presidenti jugosllav, Sllobodan Millosheviç, vdiq nga një goditje në zemër. Por, gjykata e Hagës thotë se është tepër shpejt të përjashtohet mundësia e helmimit si faktor.

Një zëdhënëse e gjykatës për krime lufte tha se zoti Millosheviç vuante nga dy probleme të papërcaktuar në zemër, por shtoi se mjekët duhet të kryejnë edhe analiza toksikologjike.

Avokati i zotit Millosheviç tha se klienti i tij kishte shkruar një letër një ditë para vdekjes, në të cilën pretendonte se po e helmonin me anë të një antibiotiku që përdoret për trajtimin e gjërbulës, një sëmundje që ai nuk e kishte.

Ish-udhëheqësi 64 vjeçar jugosllav u gjet i vdekur në qelinë e tij në Hagë ditën e shtunë.

Gjykata e Hagës thotë se trupi i Millosheviçit do t’i dorëzohet familjes së tij sot, pasi të publikohen rezultatet zyrtare të autopsisë.

Zoti Millosheviç po gjykohej për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera në ish Jugosllavi gjatë viteve 1990.

Planet për shërbimet e përmortshme ende nuk janë bërë të qarta, por presidenti serb, Boris Tadiç, ka përjashtuar mundësinë e një funerali shtetëror.

XS
SM
MD
LG