Lidhje

Afganistan: Zëdhënësi i Talebanëve thotë se katër pengjet janë vrarë


Një person që pretendon të jetë zëdhënës i talebanëve tha se anëtarët e grupit kanë vrarë katër pengjet e huaja dhe kanë liruar katër kolegët e tyre afganë. Ai tha se shtetasit e huaj u vranë pa parashtruar kërkesa, pasi këto nuk janë plotësuar asnjëherë në të kaluarën.

Ministria e Jashtme e Maqedonisë tha se katër personat e rrëmbyer të shtunën në Afganistan janë shtetas të saj me kombësi shqiptare. Zëdhënësi i saj, tha se të rrëmbyerit punonin për kompaninë Ekolog, një kompani gjermane pastrimi me përfaqësi në Tetovë, që kryen shërbime teknike për forcat amerikane në Afganistan.

Po sot agjencia islamike afgane e lajmeve njoftoi sot se tre shqiptarë dhe një shtetas gjerman janë ekzekutuar nga grupi ushtarak i talebanëve.

Në një zhvillim tjetër, zyrtarët e ushtrisë amerikane thanë se forcat e koalcionit kanë kapur 11 ekstremistë të dyshuar për përfshirje në një shpërthim me bombë që shkaktoi vrasjen e katër trupave amerikane. Artileria, helikopterë dhe avionë luftarakë mbështetën trupat tokësore në luginën Pech në kërkim të kryengritësve që kryen sulmin të dielën.//RD//

XS
SM
MD
LG