Lidhje

Maqedoni: rikthehen shpresat e familjarëve për shqiptarët e marrë peng në Afganistan


Në Maqedoni, familjeve të shqiptarëve të marrë peng ditën e shtunë në Afganistan dhe për të cilët dje talebanët njoftuan ekzekutimin duket se u është rikthyer shpresa që të afërmit e tyre mund të jenë ende gjallë.

Burime nga Tetova bëjnë të ditur se mbrëmë vonë përfaqësues të firmës Ekolog, e cila kishte punësuar katër shqiptarët në Afganistan ka njoftuar se janë ende në bisedime me talebanët.

Përfaqësuesit e firmës nuk kanë dhënë hollësi të tjera. Ata kanë lënë të kuptohet se mund të jenë kërkuar para në këmbim të lirimit të pengjeve ndërsa u kanë kërkuar familjarëve që të mos japin informacione apo deklarata në shtyp.

Pak pas mesidtës së djeshme, një person që pretendonte të ishte zëdhënës i talebanëve njoftoi ekzekutimin e katër shqiptarëve. Në mbrëmje, një nga afganët e liruar ka treguar për mediat se kishte dëgjuar krisma dhe klithma, por se nuk kishte parë asgjë pasi i kishte patur sytë e mbyllur.

Forcat ndërkombëtare në Afganistan kryen një kontroll në zonën ku ishte njoftuar se ishte kryer ekzekutimi, por nuk gjetën asnjë trup. Nga ana e tyre, autoritetet maqedonase nuk kanë konfirmuar zyrtarisht ekzekutimin e katër pengjeve shqiptare të cilët janë nga Tetova dhe Shkupi.//ii

XS
SM
MD
LG