Lidhje

Ende jo marrëveshje për Iranin mes pesë vendeve me të drejtë vetoje në Këshillin e Sigurimit


Kina dhe Rusia janë në kundërshtim me Shtetet e Bashkuara, Francën dhe Britaninë lidhur me një projekt-deklaratë të Këshillit të Sigurimit mbi programin bërthamor të Iranit.

Delegatët nga pesë vendet anëtare me të drejtë vetoje në Këshillin e Sigurimit po takohen në New York por nuk kanë arritur deri tani të mënjanojnë mosmarrëveshjet mbi propozimin britaniko-francez që kërkon që Irani të ndalojë pasurimin e uraniumit.

Projekt-deklarata bën thirrje gjithashtu për një raport brenda pak javësh mbi përparimin e Iranit në përgjigjen e pyetjeve kryesore rreth ambicjeve të tij bërthamore.

Ambasadori kinez Wang Guangya tha sot se Pekini kërkon t’i japë më shumë kohë përpjekjeve diplomatike për të zgjidhur krizën. Nga ana e tij, ambasadori amerikan John Bolton tha se kërkon që Këshilli i Sigurimit të marrë një vendim sa më shpejt që të jetë e mundur.//lk

XS
SM
MD
LG