Lidhje

Irak: Policia zbulon raste të reja të dhunës së përgjakshme


Policia irakiane thotë se zbuloi trupat e më shumë se 80 vetave sot, duke përfshirë edhe 29 trupa të gjetur në një varr masiv në një lagje shiite në periferinë lindore të Bagdadit.

Në një vend tjetër, 15 trupa u gjetën të hedhur në një kamion të braktisur në perëndim të Bagdadit. Policia thotë se viktimat dukeshin të ishin mbytur. Autoritetet thanë gjithashtu se janë gjetur edhe trupat e 40 të vrarëve të tjerë.

Dhuna më e fundit e përgjakshme, ishte e dyta valë e vrasjeve në masë gjatë tri javëve të fundit, pas një seri shpërthimesh me bombe të djelën, që lanë 50 vetë të vrarë dhe 200 të tjerë të plagosur në një sektor shiit të Bagdadit.

Ndërkaq, udhëheqësit politikë filluan sot një takim në përpjekje për të arritur marrëveshje se kush do të jetë në krye të kabinetit të ri. Arabët dhe kurdët suni janë kundër një kabineti të ri të kryesuar nga Kryeminsitri i Përkohëshëm Ibrahim al-Xhafari, i cili është shiit.//lk

XS
SM
MD
LG