Lidhje

Presidenti palestinez Mahmud Abas dënoi sulmin e Izraelit në një burg palestinez


Presidenti palestinez Mahmud Abas dënoi sulmin e Izraelit në një burg palestinez, por Izraeli nga ana e tij thotë se do të gjykojë një numër ektremistësh të kapur gjatë sulmit.

Në një vizitë që bëri sot në burgun e shkatërruar të Xherikos në Bregun perëndimor, zoti Abas e quajti sulmin e djeshëm izraelit atje një krim të pafalshëm. Ai i akuzoi Britaninë dhe Shtetet e Bashkuara për bashkëpunim me Izraelin, gjë që të trija këto vende e mohojnë.

Izraeli e kreu sulmin vetëm disa minuta pasi vëzhguesit britanikë u panë të largoheshin nga burgu.

Gjatë rrethimit 24 orësh të ndërtesës së burgut, Izraeli kapi qindra të burgosur, përfshi pesë ektremistë që i mban përgjegjës për vrasjen e një ministri të kabinetit izraelit në vitin 2001. Mes personave të kapur ishte edhe Ahmed Sadat, për të cilin Izraeli thotë se kishte dhënë urdhërin për vrasjen e Ministrit të atëhershëm izraelit të Turizimit, Rehavam Zevi.

Ndërsa zoti Abas fliste, pengjet e huaja të kapur dje nga palestinezët e zemëruar u liruan. Palestinezët filluan një grevë të përgjithshme për të protestuar kundër sulmit të Izraelit.

XS
SM
MD
LG