Lidhje

Rusia kërkon mbylljen e Gjykatës së Hagës


Ligjvënësit rus, kritikë të ashpër të Gjykatës Ndërkombëtare për Krimet në Ish Jugosllavi, bënë thirrje për mbylljen e saj.

Dhoma e Ulët e parlamentit, Duma miratoi sot një rezolutë ku denoncohet gjykata e OKB-së dhe deklarohet se vendimet e saj ishin shumë të politizuara dhe të njëanëshme.

Ligjvënësit rus thanë se të gjitha ndjekjet penale të papërfunduara nga gjykata duhet të përfundojnë sa më parë dhe të gjitha aktivitetet e tjera të gjykatës duhet të ndërpriten. Vdekja e Sllobodan Milosheviçit nxiti kritikat e sotme nga Moska.

Gjykata e Hagës kishte hodhuer poshtë kërkesën e ish udhëheqësit serb për t’u larguar nga Haga që të kurohej në Rusi. //rd//

XS
SM
MD
LG