Lidhje

Arkivoli me trupin e Millosheviçit vendoset sot në një muzeum të periudhës komuniste në Beograd


Qindra përkrahës të ish presidentit jugosllav Sllobodan Milosheviç po bëjnë homazhe para arkivolit me trupin e tij. Një portret i ish udhëheqësit jugosllav ishte vendosur përpara arkivolit të mbyllur në një muze të periudhës komuniste në Beograd.

Zyrtarët e Partisë Socialiste të Milosheviçit thanë se arkivoli do të qendrojë për homazhe deri të shtunën kur do të çohet për ceremoninë e varrimit në qytetin e tij të lindjes, Pozharevac. Milosheviçi do të varroset në kopshtin e shtëpisë së familjes së tij.

Një zyrtar i lartë i partisë tha se bashkëshortja e Millosheviçit, Mira Markoviç, pritet të kthehet nga Rusia në Beograd të premten për të marrë pjesë në funeral. Udhëtimi i saj në Beograd pason pezullimin nga një gjykatë serbe të vendimit për arrestimin e saj nën akuzat për shpërdorim të pushtetit.

Nuk do të ketë ceremoni zyrtare për Millosheviçin. Presidenti serb Boris Tadiç e përjashtoi mundësinë e një funerali shtetëror.

XS
SM
MD
LG