Lidhje

Në Irak vazhdon operacioni për kërkimin e armëve dhe personave te dyshuar si kryengritës 


Forcat amerikane dhe irakiane vazhdojnë për të dytën ditë një operacion për kërkimin e armëve dhe personave të dyshuar si kryengritës në Irakun e veriut.

Komandanti i dytë më i lartë i forcave amerikane në Irak, gjeneral-lejtnanti Peter Chiarelli, tha sot në Bagdat se trupat që marrin pjesë në këtë operacion nuk po hasin thuajse në asnjë rezistencë.

Rreth 1 mijë e 500 trupa amerikane dhe irakiane u dërguan dje me helikopterë në një zonë në verilindje të Samarrës ku kapën dhjetra persona të dyshuar si kryengritës dhe zbuluan 6 depo armësh. Njoftime për viktima nuk ka.

Zyrtarët amerikanë thonë se ky është operacioni më i madh ajror në Irak që pas ndërhyrjes në këtë vend tre vjet më parë. Gjeneral Chiarelli tha gjithashtu se forcat irakiane të sigurimit kanë bërë përparime të rëndësishme gjatë 11 muajve të kaluar. Ai tha se beson që ushtria irakiane do të marrë kontrollin e 75 përqind të vendit brenda disa muajve të ardhshëm. Ndërkohë, udhëheqja politike e Irakut është mbledhur sot në përpjekje për të nxitur përparimin e bisedimeve për formimin e një qeverie të bashkimit kombëtar.//lk

XS
SM
MD
LG