Lidhje

Shtetet e Bashkuara mund të konsiderojnë sulme parandaluese ushtarake kundër terroristëve dhe vendeve armike


Presidenti Bush konfirmoi se Shtetet e Bashkuara mund të konsiderojnë sulme parandaluese ushtarake kundër terroristëve dhe vendeve armike.

Në strategjinë e re të tij të sigurimit kombëtar, Presidenti Bush thekson se Amerika parapëlqen diplomacinë për të ndaluar përhapjen e armëve të shkatërrimit në masë.

Në dokumentin e publikuar dje theksohet se sulmet parandaluese mund të ndërmerren edhe nëse nuk dihet me siguri koha dhe vendi ku mund të kryhet një sulm armik.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë u pyet më vonë për ligjet ndërkombëtare kundër sulmeve parandaluese. Ai e mbrojti këtë politikë duke e quajtur atë të drejtë për vetë-mbrojtje.

Në dokument, presidenti Bush veçon Iranin si sfidën e vetme, më të vështirë, në fushën e sigurimit, me të cilën ndeshen Shtetet e Bashkuara. Ai thotë se diplomacia ndërkombëtare duhet të ketë sukses për ta bindur Iranin të heqë dorë nga synimet bërthamore në mënyrë që të shmanget ballafaqimi.

XS
SM
MD
LG