Lidhje

Grupi ekstremist Hamas i ndërpret bisedimet për krijimin e një koalicioni qeveritar


Grupi ekstremist Hamas i ndërpreu bisedimet për krijimin e një koalicioni qeveritar pasi dështoi të siguronte si partner ndonjë nga fraksionet rivale.

Por, zyrtarët e Hamasit thanë dje se grupi ka në plan të formojë qeverinë, vetëm, dhe t’ia paraqesë kabinetin Presidenti Mahmud Abaz brenda pak ditësh.

Partia Fatah e zotit Abaz nuk pranoi të merrte pjesë në një qeveri me Hamasin, duke thënë se grupi duhet më parë të heqë dorë nga dhuna dhe të pranojë marrëveshjet e mëparshme të paqes me Izraelin.

Ndërkohë, kryenegociatori palestinez në bisedimet e paqes, Saeb Erakat, u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë t’i bëjnë trrysni Izraelit për të kthyer 6 ekstremistët që kapi gjatë një sulmi në një burg palestinez nga fillimi i javës.

XS
SM
MD
LG