Lidhje

Gjeneral Peter Kiareli: Ushtria irakiane është përmirësuar ndjeshëm


Zëvendës-komandanti i forcave amerikane në Irak, Gjeneral Peter Kiareli, tha se ushtria irakiane është përmirësuar ndjeshëm dhe se brenda gjashtë muajsh ajo mund të marrë në kontroll tri të katërtat e vendit.

Gjenerallejtnanti Kiareli tha dje në Bagdad se ushtria irakiane është shndërruar në një forcë të përgatitur dhe të stërvitur mirë. Gjenerali amerikan tha se njësitë irakiane mund të përdoren tani, me mbështetjen amerikane, thuajse në të gjitha operacionet kundër kryengritësve, siç është ofensiva e tanishme në afërsi të Samarrës.

Zyrtarët thonë se deri tani, gjatë këtij operacioni janë kapur dhjetëra persona të dyshuar si kryengritës dhe janë zbuluar 6 depo armësh. Rreth një mijë e 500 trupa amerikane dhe irakianë që lëvizin me helikopterë po marrin pjesë në operacionin që filloi të enjten.

XS
SM
MD
LG