Lidhje

U varros në qytetin e tij ish presidenti jugosllav Sllobodan Millosheviç


Në qytetin Pozharevac të Serbisë u varros ish presidenti jugosllav Sllobodan Millosheviç. Zyrtarë të Partisë Socialiste thonë se të paktën 50 mijë përkrahës u mblodhën sot në një shesh të Beogradit për t’i bërë homazhe Millosheviçit, i cili vdiq javën e kaluar në burgun e Gjykatës së Hagës.

Zyrtarët kanë arritur në përfundimin se ai vdiq nga ataku në zemër. Zyrtarët e Partisë Socialiste e quajtën Millosheviçin hero dhe turma thërriste “Sllobo, Sllobo” ndërkohë që arkivoli ndodhej në shesh. Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç kishte dhënë urdhër që të mos zhvillohej funeral shtetëror dhe as ceremoni zyrtare përkujtimore për Millosheviçin, i cili po gjykohej për krime lufte dhe gjenocid në konfliktet e viteve 90 në Ballkan.//lk

XS
SM
MD
LG