Lidhje

Protesta masive në Francë ndaj ligjit te ri të punës


Në Francë, udhëheqësit sindikalistë thanë se të paktën 300 mijë vetë – studentë dhe punëtorë - demonstruan në Paris kundër një ligji të ri që ka ngjallur debate. Protesta të ngjashme u zhvilluan edhe në të paktën 150 qytete franceze.

Ligji i ri ua bën më të lehtë kompanive të pushojnë nga puna punëtorët nën moshën 26 vjeç gjatë dy viteve të para në punë pa u dhënë atyre arësyen. Qeveria thotë se një elasticitet i tillë do të inkurajonte marrjen në punë të të rinjve dhe do të ulte papunësinë e lartë në vend.

Një student protestues në Paris i tha Zërit të Amerikës se qeveria po u ofron atyre një kontratë pune të pasigurt, ndërsa një punëtor tha se nëse ligji i ri hyn në fuqi, ai mund të minojë sigurinë e vendit të tij të punës. Udhëheqësi i një organizate studentore u shpreh se nëse qeveria nuk e tërheq ligjin, protestat do të vazhdojnë.//lk

XS
SM
MD
LG