Lidhje

Egjipt: Konfirmohet vdekja e parë nga gripi i shpendëve


Autoritetet egjiptiane konfirmuan vdekjen e parë nga virusi i gripit të shpendëve. Zyrtarët thanë se një grua vdiq dje nga virusi H5N1. Gripi i shpendëve u diktua në Egjipt muajin e kaluar.

Zyrtarët thanë se gruaja rriste pula në shtëpi, megjithëse kohët e fundit kjo praktikë ishte ndaluar me ligj. Policia tha se e ka izoluar të gjithë fshatin ku ajo banonte. Në Izrael, zyrtarët e shëndetësisë po përpiqen të frenojnë përhapjen e gripit të shpendëve duke asgjësuar dhjetra mijra shpendë në fermat e prekura. Në Izrael, virusi ka shkaktuar ngordhjen e rreth 16 mijë shpendëve.

Një zyrtar i Ministrisë së Bujqësisë i tha radios izraelite se të gjithë shpendët në një rreze prej tre kilometrash nga fermat e infektuara do të asgjësohen. Gripi i shpendëve është përhapur edhe në disa pjesë të Evropës, Afrikës dhe Azisë, kanë vdekur rreth 100 njerëz që nga viti 2003.

Zyrtarët e shëndetësisë kanë paralajmëruar se ai mund të shndërrohet në një virus që mund të transmetohet lehtë midis njerëzve dhe të krijojë një epidemi botërore.//lk

XS
SM
MD
LG