Lidhje

Bjellorusi: Përfundojnë votimet; Lukashenko parashikohet fitues


Votimet u mbyllën në Bjellorusi ku mesa duket presidenti Alexandër Lukashenko ka fituar me shumicë dërrmuese votash.

Anketat tregojnë se zoti Lukashenko fitoi mbi 80 për qind të votave në zgjedhjet e sotme presidenciale. Ai ka qenë kryetar shteti për 12 vjet në Bjellorusi dhe po kërkon mandatin e tij të tretë, pas një referendumi të vitit 2004 që i hiqte kufizimet për mandatet dhe që u krye me nxitjen e tij.

Disa mijëra përkrahës të opozitës u mblodhën në Minsk pas mbylljes së votimit, pavarësisht se zoti Lukashenko kishte thënë se do të shtypte çdo demonstratë që prish rendin publik. Kandidati i opozitës Alexander Milinkevich që sipas anketave ka marrë katër për qind të votave, e ka akuzuar zotin Lukashenko për planifikim manipulimesh dhe thotë se media shtetërore e ka bërë të pamundur mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Javët e fundit, figurat e opozitës janë provokuar dhe autoritetet bjelloruse janë përpjekur vazhdimish të ushtrojnë presion tek mjetet e pavarura të informimit. //ad//

XS
SM
MD
LG