Lidhje

Presidenti Bush u bën thirrje irakianëve të formojnë një qeveri që mund të përballet me kërcënimin terrorist


Duke shënuar përvjetorin e tretë të ndërhyrjes ushtarake në Irak, Presidenti Bush u bëri thirrje udhëheqësve irakianë të formojnë një qeveri që mund të përballet me kërcënimin terrorist dhe të fitojë besimin e gjithë irakianëve.

Presidenti Bush tha dje se dhuna e kohëve të fundit ka ngjallur një ndjenjë urgjence në radhët e udhëheqësve irakianë për të lënë mënjanë dallimet dhe të kërkojnë bashkëpunimin mes të gjitha palëve, pa marrë parasysh përkatësinë politike, sektare apo fetare.

Përfaqësuesit e tri fraksioneve kryesore në Irak kanë ngecur në përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje mbi ndarjen e posteve më të fuqishme në qeverinë e re.

Senatorja demokrate amerikane, Diane Feinstein e Kalofirnisë, i bëri thirrje Presidentit Bush të tregojë aftësinë e nevojshme udhëheqëse për të bashkuar fraksionet e Irakut. Ajo tha se populli amerikan kërkon që 2006-ta të jetë viti i tranzicionit të rëndësishëm në Irak. Senatorja amerikane u bëri thirrje edhe udhëheqësve shiitë e suni të Irakut të zgjidhin problemet e tyre politike.

Më shumë se 2mijë e 300 trupa amerikane kanë humbur jetën që nga fillimi i luftës në Irak më 19 mars të vitit 2003.

XS
SM
MD
LG