Lidhje

Irak: Pelegrinët mblidhen në Karbala, ndërsa shtohet frika për dhunë sektare


Qindra-mijëra pelegrinë shiitë po mblidhen në qytetin irakian të Karbalës për një ceremoni fetare, ndërsa frika për dhunë sektare është ende e pranishme tre vjet pas ndërhyrjes së udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Irak.

Autoritetet irakiane dislokuan 8 mijë forca sigurie në gjithë qytetin e shenjtë, kur numri i pelegrinëve pritet të arrijë në rreth 2 milionë nesër. Ata po kujtojnë fundin e periudhës 40 ditore të zisë për vdekjen e nipit të Profetit Muhamet, Imam Hussein që u vra në vitin 680. Një mortajë shpërtheu sot në qytet, por nuk pati të plagosur.

Në akte të tjera dhune, policia irakiane thotë se trupat amerikane vranë tetë civilë në jug të Samarrës. Ndërsa në Bagdad u gjetën tre trupa njerëzish të vrarë me sy të lidhur.

Aktet e fundit të dhunës ndodhin ndërkohë që ish kryeministri irakian Iyad Allawi i tha televizionit britanik se lufta civile në vendin e tij ka filluar.

XS
SM
MD
LG