Lidhje

Shtëpia e Bardhë nuk e njeh zgjedhjen e Presidentit të Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko


Shtëpia e Bardhë nuk e njohu zgjedhjen e Presidentit të Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko dhe bëri thirrje për përsëritjen e zgjedhjeve.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se votimi i djeshëm ishte i manipuluar dhe u zhvillua në atë që ai e quajti “një klimë frikësimi”.

Vëzhguesit evropianë po ashtu i kritikuan votimet duke thënë se ato u karakterizuan nga kërcënimet dhe ndalimi në shkallë të gjerë i veprimtarëve të opozitës.

Komisionerja Evropiane për Marrëdhëniet me Jashtë, Benita Ferrero-Valdner, tha se ka shumë të ngjarë që zyrtarët të miratojnë sanksione, si për shembull ndalimin e vizave për zyrtarët e lartë bjellorusë.

XS
SM
MD
LG