Lidhje

Presidenti francez, Zhak Shirak mbështet Kryeministrin dë Villpë, në mbrojtje të ligjit të ri të punës


Presidenti francez, Zhak Shirak mbështeti Kryeministrin Dominik dë Villpë, i cili po i del në mbrojtje ligjit të ri të punës.

Duke folur sot në Paris, zoti Shirak tha se, për të përballuar problemet e papunësisë tek të rinjtë, duhen marrë masa.

Kryeministri dë Villpë pritet të takohet me studentë dhe të rinj të papunë.

Sindikatat i kanë dhënë qeverisë afat deri sot që të heqë dorë nga ligji i ri, ose përndryshe do të përballej me një grevë të përgjithshme.

Parlamenti e miratoi ligjin e punës në fillim të këtij muaji. Ky ligj u jep kompanive franceze të drejtën të marrin në punë të rinj për një periudhë-prove prej dy vjetësh.

Dje, kryeministri tha për revistën studentore franceze Citato se vendi duhet ta provojë një herë ligjin. Ai tha se i vjen keq se njerëzit e kanë keqkuptuar.

Kundërshtarët e ligjit thonë se ai u jep drejtuesve të kompanive mundësi që të marrin punëtorë kundrejt një page të ulët, të cilët mund të pushohen pa paralajmërim. //ze

XS
SM
MD
LG