Lidhje

Presidenti Bush u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jap De Hup Sheffer


Presidenti Bush u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jap De Hup Sheffer në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti falenderoi sekretarin e përgjithshëm për praninë e fortë dhe efektive të NATO-s në Afganistan dhe për rolin e saj në stërvitjen e forcave të sigurimit në Irak.

Presidenti dhe zoti De Hup Sheffer diskutuan gjithashtu edhe për gjendjen në rajonin e Darfurit në Sudan. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tha se është i gatshëm të mbështesë vendosjen e një force të Kombeve të Bashkuara në Darfur.

Presidenti Bush tha se Bashkimi Afrikan duhet të kërkojë që misioni i tij në Darfur t’u kalohet Kombeve të Bashkuara, me qëllim që NATO-ja të ndërhyjë atje me ndimën e Shteteve të Bashkuara për t’ia bërë të qartë qeverisë sudaneze se të dy palët synojnë të krijojnë kushte sigurie për popullatën e Darfurit. //ze

XS
SM
MD
LG