Lidhje

Bashkimi Evropian mirëpret një marrëveshje për ndryshimin e kushtetutës së Bosnje Hercegovinës


Bashkimi Evropian mirëpriti një marrëveshje midis udhëheqësve myslimanë, serb dhe kroatë në Bosnje Hercegovinë për të ndryshuar kushtetutën.

Udhëheqësit e Bosnjes ranë dakort të shtunën për propozimin, i cili parashikon zëvendësimin e presidencës së tanishme kolektive me një post të vetëm dhe dy nënpresidentë.

Ndryshimet parashikojnë gjithashtu që presidenti dhe nënpresidentët të zgjidhen nga të dyja dhomat e parlamentit dhe jo përmes votës popullore. Propozimi duhet të miratohet tani nga parlamenti.

Në Bruksel sot, ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian thanë se propozimi do të përmirësojë institucionet e Bosnjes dhe do t’i sjellë ato në një nivel me standartet evropiane.

XS
SM
MD
LG