Lidhje

Bjellorusi: Udhëheqësi i opozitës, Milinkeviç, u bën thirrje përkrahësve t'i vazhdojnë protestat kundër rizgjedhjes së Lukashenkos


Udhëheqësi i opozitës në Bjellorusi, Aleksandër Milinkeviç u bëri thirrje përkrahësve të tij të vazhdojnë protestat kundër rizgjedhjes me shumicë dërmuese votash të Presidentit Aleksandër Lukashenko.

Zoti Milinkeviç u tha mijra aktivistëve të mbledhur në Sheshin e Tetorit në Minsk që të vazhdojnë protestat çdo ditë deri në mbajtjen e një mitingu të madh të dielën. Sipas lajmeve të mëparëshme zoti Milinkeviç kishte në plan të bënte thirrje për pezullimin e protestave për disa didtë.

Të paktën katër ambasadorë të vendeve evropiane shkuan në shesh dhe shprehën mbështetjen e tyre për protestuesit. Më parë policia e Bjellorusisë ndaloi të paktën katër politikanë të opozitës dhe disa të huaj gjatë një demonstrate proteste.

Presidenti Lukashenko i ka hedhur poshtë kritikat ndaj fitores së tij, duke thënë se përpjekjet për të ndezur ndonjë revolucion dështuan.

Zyrtarët amerikanë dhe ata evropianë i kanë dënuar votimet dhe kanë paralajmëruar për mundësinë e vënies së sanksioneve ndaj zyrtarëve të Bjellorusisë. Por ministria e Jashtme e Rusisë akuzoi Organizatën për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë për qendrim të njëanshëm.//lk

XS
SM
MD
LG