Lidhje

Pesë të vdekur nga virusi H5N1 në Azerbajxhan


Organizata Botërore e Shëndetësisë konfirmoi se në Azerbajxhan pesë persona kanë vdekur nga virusi H5N1 i gripit të shpendëve që nga fundi i muajit shkurt.

Organizata tha se katër nga të viktimat jetonin së bashku ose pranë njëri tjetrit në Azerbajxhanin juglindor dhe se është duke hetuar burimin e infeksionit. Rastet e reja të konfirmuara e çojnë numrin e përgjithshëm të të vdekurve nga gripi i shpendëve në 103 që nga viti 2003.

Në Egjipt, zyrtarët thanë se mund të kenë zbuluar rastin e tretë të virusit të shpendëve tek njerëzit. Një person tashmë ka vdekur nga virusi kurse të tjerët po kurohen.

Pakistani njoftoi gjithashtu sot praninë e gripit të shpendëve në verilindje të vendit. Në Malajzi agjencia shtetërore e lajmeve njoftoi dy për dy raste të tjera të po këtij virusi tek pulat.//lk

XS
SM
MD
LG