Lidhje

Sot në Irak: Vriten të paktën 16 policë


Kryengritësit në Irak sulmuan një kompleks ndërtesash qeveritare në veri të Bagdadit, duke vrarë të paktën 16 policë dhe duke liruar mbi 30 të burgosur.

Policia tha se rreth 100 kryengritës të armatosur hynë me forcë në kompleksin e Mukdidijas sot në mëngjes. Ata u vunë zjarrin ndërtesave të policisë dhe sulmuan një gjykatë. Policia tha se të paktën 15 kryengritës u vranë gjatë luftimeve me armë me forcat e sigurisë.

Kryengritësit shpërthyen një sërë bombash anës rrugës ndërsa u larguan me shpejtësi para se atje të mbërrinin forca të tjera të ushtrisë amerikane dhe irakiane. Në një tjetër incident në Bakuba në veri të Bagdadit, të paktën një polic u vra në një sulm me bombë anës rrugës. Ndërsa ushtria amerikane njoftoi se një ushtar i saj që po patrullonte në Bagdad, u vra gjatë një shkëmbimi me armë zjarri.//lk

XS
SM
MD
LG