Lidhje

Irak: Arrestohen të paktën 50 kryengritës


Në Irak, policia dhe trupat amerikane kapën sot të paktën 50 kryengritës, të cilët hynë me forcë në një stacion policie në jug të Bagdadit.

Zyrtarët thanë se persona të armatosur me granada dhe me pushkë automatike e kryen sulmin në një stacion policie në Madain, sot para agimit. Policia irakiane dhe trupat amerikane i vazhduan lufitmet me kryengritësit për rreth dy orë. Të paktën katër policë u vranë. Autoritetet irakiane thanë se mes kryengritësve që u arrestuan ishte edhe një shtetas sirian.

Dje, kryengritësit hynë me forcë në një burg në Mukdadiah, në veri të Bagdadit, ku liruan më tepër se 30 të burgosur. Përgjegjësinë për sulmin e mori Këshilli i Muxhahedinëve, një organizatë kryengritësish Suni.

Po sot në Bagdad, persona të armtosur sulmuan një kamion me besimtarë mylsimanë shiitë, që po ktheheshin nga një festë fetare në Karbala. Gjatë këtij incidenti u vra të paktën një person. Po ashtu, sot u vranë dy policë irakianë që po patrullonin në Bagdad.//lk

XS
SM
MD
LG