Lidhje

Gjykata e Hagës ul në 40 vjet dënimin me burgim të një serbi të Bosnjes


Gjykata e Kombeve të Bashkuara për krime lufte e uli në 40 vjet dënimin me burgim për një serb të Bosnjës, i shpallur fajtor se ka lejuar ekzistencën e kampeve të burgosjes për kroatë dhe myslimanë gjatë kohës që ishte kryetar bashkie.

Dega e apelit e Gjykatës së Hagës tha sot se mbetet në fuqi vendimi i gjykatës lidhur me fajësinë e zotit Milomir Stakic, por do të ulej masa e dënimit. Gjykata tha se gjykatësi i rangut më të ulët kishte bërë gabime në procedurat e dënimit, por e cilësoi si të kufizuar ndikimin e këtyre gabimeve.

Në vitin 2003, Gjykata e Hagës e dënoi Milomir Stakic, me burgim të përjetshëm, hera e parë në historinë e kësaj gjykate që jepej dënimi maksimal i mundshëm.

Zoti Stakic u shpall fajtor nën akuzat se kishte ndihmuar në ngritjen e 3 kampeve për të burgosur në qytetin Prijedor në Bosnje-Hercegovinën veriperëndimore gjatë kohës që ishte kryetar bashkie. Ai u shpall i pafajshëm lidhur me akuzat për gjenocid. Mbi 20 mijë myslimanë dhe kroatë të Bosnjes u dëbuan nga shtëpitë e tyre në Prijedor dhe mbi 15 mijë u vranë.//lk

XS
SM
MD
LG