Lidhje

Rumsfeld: Dhuna në Irak vonon formimin e një qevrie të re


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld tha se vonesa në formimin e një qevrie të re në Irak është shkaktuar nga dhuna e vazhdueshme në vend.

Duke folur në një konferencë shtypi dje, zoti Rumsfeld tha se udhëheqësit e Irakut duhet patjetër të zgjidhin mosmarrëveshjet dhe të fillojnë t’u shërbejnë miliona njerëzve që i zgjodhën ata. Ai tha se një qeveri e përgjegjshme do ta ulte nivelin e dhunës.

Sekreari amerikan i Mbrojtjes nuk e mbështeti sugjerimin e një gazetari se ka një prirje muajt e fundit për uljen e numrit të viktimave në radhët e amerikanëve.

Fraksionet politike në Irak mund të fillojnë bisedimet sot për formimin e një qeverie të re uniteti. Ata janë përpjekur për formimn e një qeverie të tillë që nga mbajtja e zgjedhjeve tri muaj më parë.

Po ashtu dje, trupat shumëkombëshe në Irak liruan tre veprimtarë të paqes që ishin rrëmbyer në muajin nëntor.

XS
SM
MD
LG