Lidhje

Takim i Bashkimit Evropian pritet të përqendrohet tek politikat ekonomike dhe çështjet e energjisë


Udhëheqësit e Bashkimit Evropian filluan një takim dy ditor në Bruksel që parashikohet të përqendrohet tek politikat ekonomike dhe çështjet e energjisë.

Komisioni Evropian u ka kërkuar udhëheqësve që të marrin në shqyrtim masa për të pakësuar rregullat që pengojnë zgjerimin e investimeve dhe biznesit. Por shumë vetë në Evropë kanë shprehur shqetësimin se heqja e rregullave do të minojë të drejtat e punonjësve.

Të martën, Presidenti i Komisionit Jose Manuel Barroso u kërkoi udhëheqësve që të shmangin nacionalizmin ekonomik. Ai u bëri thirrje atyre që t’i përkushtohen një tregu të vetëm evropian, duke shtuar se nuk mund të kesh 25 politika ekonomike në një treg të vetëm. Disa vende të Bashkimit Evropian ishin përpjekur të kufizonin marrjen nën kontroll të firmave të mëdha nga kompanitë e një vendi tjetër evropian.

Barroso vuri në dukje se Rusia ishte e gatshme për negociata me Bashkimin Evropian për energjinë. Rusia është e interesuar të shesë gaz natyror dhe naftë, ndërsa vendet e Bashkimit Evropian duan rezerva të sigurta energjie.

XS
SM
MD
LG