Lidhje

Francë: Dë Vilpë takon sindikalistët për të diskutuar ligjin e punës


Kryeministri i Francës, Dominik dë Vilpë u takua sot për herë të parë me përfaqësuesit e sindikatave për të diskutuar mbi një ligj mbi punësimin e të rinjve, por udhëheqësit e sindikatës së punëtorëve thanë se nuk u arrit ndonjë marrëveshje.

Udhëheqësit e sindikatës thanë se kryeministri dë Vilpë hodhi poshtë thirrjet e tyre për anulimin e ligjit, i cili është bërë shkas për disa protesta dhe trazira shoqërore në vend. Ata thane se kryeministri bëri vetëm një lëshim, kur ra dakord që të takohet nesër me udhëheqësit e studentëve. Udhëheqësit e sindikatave thanë se të martën do të fillojnë një grevë të përgjithshme.

Ligji, i cili u miratua në fillim të muajit me qëllim që të parandalojë papunësinë, lejon kompanitë të punësojnë punëtorë në moshë të re për një periudhë prove dyvjeçare si dhe të heqin nga puna sipas dëshirës çdo punëtor nën moshën 26 vjeç gjatë kësaj periudhe. Kundërshtarët e ligjit thonë se ai lejon pronarët të heqin nga puna punëtorët pa shkak. Dje, policia franceze u përlesh me demonstruesit në Paris, Grënoblë, Ren dhe Marsejë. //rd//

XS
SM
MD
LG