Lidhje

Të rejat hollivudiane të javës


Kodi i Davincit, duket se do të jetë një nga filmat më të debatueshëm të 2006-ës. Shumë katolikë kanë reaguar me protesta ndaj filmit me regji të Ron Howardit para se ai të fillojë të shfaqet. Ndërkohë në New York u dha premiera e filmit të ri “The Insider Man”, ndërsa pritete me entuziazëm loja e re elektronike GodFather.

Në New York këtë javë, Denzel Washington, Clive Owen dhe Jodie Foster shkelën mbi tapetin e kuq në premierën e filmit “The Inside Man”. Thrilleri hollivudian konsiderohet një ndryshim për stilin e Spike Lee që është regjisor i filmit. Historia zhvillohet rreth tre personazheve: atij të luajtur nga Owen, krimineli që organizon operacionin për vjedhjen e një banke dhe situatën me pengjet e marra; dedektivit Frazier luajtur nga Washington i cili përpiqet të kontrollojë situatën, dhe Madeline White luajtur nga Foster një financiere e fuqishme që merr çfarëdo shume që klientët e saj me ndikim janë të gatshëm të paguajnë.

Ndërkohë kalojmë tek disa pasazhe të filmit Casino Royale... ku Bondi i ri, 007 me aktorin britanik Daniel Craig xhiron skenat e para me luftime dhe bëmat me lëndët shpërthyese. Kritikët thonë se Bondi i ri është më i errët sesa versionet e mëparëshme të sjella në skenë nga paraardhësit e tij. Casino Royale është bazuar në novelën me të njëjtin titull të shkrimtarit Ian Fleming. Ai është libri i parë në serinë e Bondëve. Me regji të Martin Campbell, Casino Royale është xhiruar në Prague dhe Bahamas. Minutat e para të filmit do të jenë në bardhë e zi dhe efektet e krijuara nga teknologjia e lartë kanë për të qënë të pakta.

Për të gjithë ju tifozat e filmit Godfather-Kumbari, një rast tepër unik për t’u futur në radhët e familjes Corleone. Zgjidhja mund te jete e juaja se cilin personazh do të luani dhe si do t’i ngjisni shkallët në familjen mafioze më të përfolur të të gjitha kohërave. Dhe e gjithë kjo mund të realizohet përmes lojës së re elektronike Godfather. EA Në ceremoninë e rastit në Los Angeles merrnin pjesë edhe figura të njohura si Snoop Dog, Paris Hilton, Tommy Lee dhe Ice Cube. Një figurë e veçantë në ceremoni ishte edhe aktori James Caan, djali i madh i Kumbarës...Santino ose ndryshe Sonny. Ndërtuesit e lojës mjaft të përfolur thonë se lojtarët mund të përjetojnë momente interesante që i kapërcejnë emocinet e filmit apo romaneve. Kompania e lojërave elektronike EA, e ka cilësuar këtë lojë si një sukses të veçantë dhe e pat filluar punën qysh herët duke përdorur zërin e Marlon Brandos para se ai të ndahej nga jeta...për të ndërtuar personazhin e Don Corleones në lojë. Producenti i filmit fitues të çmimit Oscar, Godfather, Francis Ford Coppola nuk shprehu interes për të marrë pjesë në këtë projekt pasi studimet paraprake ishin negative duke qënë se kompania po shpenzonte rreth 20 milion dollarë dhe kishte ngelur shumë mbrapa në nxjerrjen e lojës. Sipas analistëve....nëse kompania EA nuk arrin të nxjerrë përfitime të menjëhershme....shprehja e filmit për të fjetur me peshqit do të kishte shumë kuptim pësa i përket lojës elektronike.

Kodi i Davincit, me regji të Ron Howard duket se do të jetë një nga filmat më të debatueshëm të 2006-ës. Prodhimi i regjisorit të kalibrit të Oskarit është pritur me protesta nga katolitë të zemëruar të cilat pritet të shtohen ndërsa filmi me aktorin kryesor Tom Hanks të dalë në muajin maj. Bazuar në novelën e suksesshme të Dan Brown-it, Kodi i Davinçit është tregimi mahnitës i zbërthimit të kodit, historisë së artit, shoqërive sekrete dhe mistereve të vrasjeve. Ndërkohë debatet janë shtuar pasi Brown është paditur për të drejtën e autorit në Londër mbi akuzat se ka vjedhur idetë për librin e tij. Historia në film fillon në Paris ku profesori i Harvardit Robert Langdon merr një telefonatë urgjente; përgjegjësi i muzeut Louvre është vrarë dhe pranë trupit të tij policia ka gjetur një kod çoroditës. Duke u përpjekur të zgjidh enigmën Langdon është i mahnitur pas zbulimit të gjurmëve që e çojnë në punimet e Da Vincit, gjurmë që mund ti shikojnë të gjithë por që piktori i famshëm ka ditur ti fshehë. Mes akuzave të debatueshme të ngritura në novelë, është se Jezusi u martua me Mary Magdalenën dhe ka lënë pasardhës të tjerë, një akuzë që i ka zemëruar shumë të krishterë dhe që është hedhur poshtë nga historianë dhe teologë. //rd//

XS
SM
MD
LG