Kundërshtarë të presidentit bjellorus, Aleksandër Lukashenko, thonë se do të vazhdojnë me planet për organizimin sot të një tubimi në Sheshin Tetori të Minskut, pavarësisht nga fushata e djeshme e qeverisë kundër qindra protestuesve.
Udhëheqësi i opozitës, Aleksandër Milinkeviç, tha se nëse forcat e sigurimit nuk i lejojnë të mblidheshin në shesh, demonstruesit do të mblidhen në një zonë tjetër të kryeqytetit.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian dënuan fushatën e djeshme qeveritare për dëbimin nga sheshi të protestuesve, të cilët thonë se zgjedhjet e fituara nga zoti Lukashenko ishin manipuluar.
Dje vonë, forcat policore u treguan agresive në përpjekjet për të mos lejuar dhjetëra protestues të hynin në shesh për të vendosur lule.
Demonstrata e planifikuar për sot përkon me Ditën e Lirisë në Bjellorusi, në të cilën festohet shpallja e pavarësisë jetëshkurtër të vendit nga Rusia në vitin 1918.