Lidhje

Graceland, prona e Elvis Preslit, bëhet monument historik kombëtar kulture


Një objekti të qytetit Memfis në shtetin Tenesi, vendlindja e ish këngëtarit të famshëm Elvis Presli, do t’i jepet një emërtim i veçantë nga qeveria federale amerikane. Graceland, prona e Elvis Preslit, do të bëhet monument historik kombëtar kulture.

Si i tillë, ai do t’u bashkohet shumë objekteve të tjerë si Shtëpia e Bardhë, Pearl Harbor, plantacioni Xhorxh Uashington në Mount Vernon, dhe vendeve të tjera historike.

Departamenti i Brendshëm thotë se monumentet kombëtare historike dhe kulturore krijojnë një lidhje të përbashkët mes amerikanëve.

Sekretari Gale Norton dhe ish gruaja e Elvisit, Prisila Presli, do të marrin pjesë në ceremoninë që do të zhvillohet të hënën për zyrtarizimin e këtij emërtimi. Elvis Presli, i njohur edhe si mbreti i rok and rollit e bleu pronën Graceland në vitin 1957.

Ai dhe familja e tij jetuan atje derisa ai vdiq brenda në shtëpi në vitin 1977. Ai u varros aty dhe prona u hap për publikun në vitin 1982, ku priten qindra mijëra vizitorë çdo vit.

XS
SM
MD
LG