Lidhje

Politikanët irakianë vazhdojnë negociatat për përbërjen e qeverisë


Politikanët irakianë po zhvillojnë bisedime të reja rreth formimit të një qeverie të unitetit ndërkohë që Bagdatin po e viziton një tjetër delegacion i Kongresit amerikan për të parë se sa është arritur në këtë aspekt.

Senatori amerikan Xhon Mëkkejn u takua në Bagdat me zyrtarët që po përpiqen të formojnë një qeveri qysh prej muajsh. Senatori tha se është optimist por me rezerva se zyrtarpt do të mund të bien dakord për qeverinë e re brenda pak javësh.

Nga ana e tij, ambasadori amerikan në Bagdat, Zalmay Khalilzad, tha se vendi ndodhet në një moment përcaktues për të ardhmen e tij. Ai tha se udhëheqësit irakianë po përpiqen të formojnë një qeveri dhe të venë nën kontroll dhunën e cila ka mbërthyer vendin.

Sot, shpërthimi një bombe në Bagdat shkaktoi vdekjen e katër irakianëve. Policia gjeti gjithashtu 10 trupa të tjerë me shenja torturash. Në veri të kryeqytetit, dy irakianë u vranë nga shpërthimi i një bombe në anë të rrugës. //ad//

XS
SM
MD
LG