Lidhje

Afganistan: gjykata e kthen çështjen e afganit të akuzuar për kovertim në i krishterë


Një gjykatë afgane ua ktheu prokurorëve për hetime të mëtejshme çështjen e një afgani të akuzuar se është konvertuar nga mysliman në i krishterë. Një nga gjykatësit tha se çështja kishte të meta ligjore dhe se mungonin prova.

Zyrtarët e gjykatës thonë se çështja e zotit Abdul Rahman, i cili mund të dënohej me vdekje, nëse shpallej fajtor, tani mund të pezullohet. Para kësaj, kryegjykatësi tha se çështja do të duhet të rishikohet, pasi zoti Rahman me sa duket është mendërisht i paqendrueshëm.

Sekretarja amerikane e shtetit Kondoliza Rice e mirëpriti gatishmërinë e qeverisë afgane për ta liruar të pandehurin dhe tha se, nëse është e vërtetë, ky do të ishte një hap shumë i mirë.

Kushtetuta e Afganistanit bazohet pjesërisht në Sheriatin i cili thotë se një mysliman që konvertohet në një fe tjetër duhet të dënohet me vdekje. Por kushtetuta mbron njëkohësisht të drejtat e njeriut për qytetarët afganë. //az//

XS
SM
MD
LG